Dy raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste pozitive me COVID-19 në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas IKShPK-së, gjatë 24 orëve janë shëruar pesë pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive vazhdon të jetë 16.
(Kosova Sot Online)
