Policia e Kosovës zhvillon aksion edhe për mashtrimet me kartela bankare

  • E.k /
  • 17 May 2023 - 11:17
Policia e Kosovës zhvillon aksion edhe për mashtrimet me kartela bankare

Policia e Kosovës është duke zhvilluar tri operacione paralele në pista të ndryshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sot është raportuar për një aksion të policisë në tri qytete të Kosovës që ka të bëjë me fajdenë dhe se janë duke u kryer bastisje në disa lokacione lidhur me dyshime për keqpërdorime në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se operacioni i tretë është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorime me kartela bankare.

(Kosova Sot Online)