
Sot shqyrtohet marrëveshja për statusin e personave të zhdukur

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot mban mbledhje, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në këtë mbledhje bëhet shqyrtimi i Projektligjit për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.
(Kosova Sot Online)