Ja me sa vite Gjykata Themelore në Prishtinë e dënon Naser Kelmendin

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 15:26
Ja me sa vite Gjykata Themelore në Prishtinë e dënon Naser Kelmendin

Me katër vjet e tetë muaj burgim, Naser Kelmendi u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai akuzohet për trafikim me narkotikë.

Aktgjykimi u shpall  nga kryetarja e trupit gjykues Suzana Çerkini.

Sipas aktgjykimit, koha e kaluar në privim lirie, do t’i llogaritet në shqiptimin e dënimit.

Sipas saj, lidhur me nxjerrjen e këtij aktgjykimi, gjykata ka vlerësuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Si rrethanë rënduese, gjykata ka marrë përfshirjen e shumë personave, metodat e sofistikuara për fshehjen e narkotikëve, ndërsa si rrethanë lehtësuese është marrë koha e kaluar që nga kryerja e veprës penale, nga e cila kohë nuk është gjetur ndonjë vendim i formës së prerë që i akuzuari ka kryer ndonjë vepër të njëjtë apo të ngjashme.

Kelmendi është i detyruar të paguajë shumën prej 300 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarit.

(Kosova Sot Online)