Aksident në Mazgit, raportohet për disa të lënduar

  • 18 May 2023 - 16:49
Aksident në Mazgit, raportohet për disa të lënduar

Sot rreth orës 15:15 në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit,  ka ndodhur një aksident trafiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, njëra prej të cilave ka qenë veturë zyrtare.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit.  Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare.

Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.  Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci. 

(Kosova Sot Online)