Djali ia dëmton veturën babait dhe largohet

  • A.P /
  • 02 May 2026 - 14:45
Djali ia dëmton veturën babait dhe largohet

Një rast  është raportuar në fshatin Radeve të Graçanicës, ku një i mitur dyshohet se ka shkaktuar dëme dhe është larguar nga shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2026 rreth orës 14:30, kur viktima M. B, rreth 49-vjeçar ka njoftuar Policinë se djali i tij i mitur, Rr. B, rreth 16-vjeçar, kishte shkaktuar probleme dhe kishte dëmtuar veturën e tij.

Sipas deklarimit, i mituri kishte thyer xhamin e pasëm të veturës, e cila ishte e parkuar në garazh, dhe më pas ishte larguar nga shtëpia.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, por i dyshuari nuk është gjetur, ndërsa janë ndërmarrë përpjekje për lokalizimin e tij.

Rasti është trajtuar nga hetuesi për dhunë në familje, i cili në konsultim me Prokurorin kujdestar ka iniciuar rastin si “Dhunë në familje”.

Hetimet janë në vazhdim.

(Kosova Sot Online)