Ja si po trajtohet Ilir Meta në burg

  • A.P /
  • 02 May 2026 - 16:05
Ja si po trajtohet Ilir Meta në burg

Ish-deputeti Petrit Vasili ka publikuar një video që, sipas tij, përbën një skandal të rëndë në sistemin penitenciar shqiptar. Pamjet, të cilat janë siguruar nga një burg i sigurisë së lartë, tregojnë disa persona të njohur të botës së krimit, mes tyre Lul Berisha, Fehmi Mziu dhe Islam Kasa, si dhe individë të tjerë të lidhur me Kel Arapi.

Në videon e postuar nga Vasili, këta persona shfaqen në ambientet e  burgut duke përdorur telefona, nën shoqërinë e muzikës, alkoolit dhe drogës. Ish-deputeti e ka cilësuar situatën si një degradim total të rendit dhe sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Shikojeni me sytë tuaj se çfarë batërdie dhe çfarë mejhane lejon qeveria e Edi Rama nëpër burgje”, shkruan Vasili në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Ai shkon më tej duke bërë një krahasim të fortë politik, duke vënë në dukje standardet e dyfishta në trajtimin e të burgosurve. Sipas tij, ndërsa elementë të rrezikshëm gëzojnë kushte të favorshme dhe liri të paligjshme brenda qelive, figura të tjera politike trajtohen në mënyrë çnjerëzore.

“Bëni vetë krahasimin se si trajtohet kafshërisht Ilir Meta nga këta maskarenj të qeverisë, që edhe ajrimin ia pengojnë”, shton ai.

(Kosova Sot Online)