A ka dështuar përpjekja e Putinit për të shantazhuar?

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 19:30
A ka dështuar përpjekja e Putinit për të shantazhuar?

Përpjekja e presidentit rus Vladimir Putin për të shantazhuar Evropën duke përdorur burimet e energjisë ka dështuar, por viti i ardhshëm do të jetë ende sfidues, tha sot Komisioneri Evropian i Energjisë, Kandri Simpson, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke folur në një takim të ministrave të energjisë të vendeve anëtare evropiane të Mesdheut që po zhvillohet në Maltë, Simpson theksoi se rajoni i Mesdheut luajti një rol kyç në ndihmën e BE për t’ju përgjigjur një viti të krizës energjetike dhe vështirësive të mëdha të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Në maj 2022, BE nisi projektin REPoëerEU, një mekanizëm për të ndihmuar vendet të përballen me krizën energjetike, në përgjigje të trazirave të tregut si rezultat i pushtimit rus. Plani synonte të kursente energjinë, të rriste prodhimin e energjisë së pastër dhe të diversifikonte furnizimin me energji.

“Një vit më pas, mund të themi se përpjekja e Putinit për të shantazhuar Evropën duke përdorur energjinë ka dështuar dhe më e rëndësishmja, në afat të gjatë, ne kemi investuar masivisht në burimet e rinovueshme, ” tha Simpson.

(Kosova Sot Online)