Erden Atiq merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës së Veriut

  • E.K /
  • 19 May 2023 - 11:28
Erden Atiq merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës së Veriut

Erden Atiq ka kryer sot procedurën e betimit të tij si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Atiq ka emëruar Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetar të Komunës.

‘Në cilësinë e kryetarit të Komunës e emëroj zonjën Katarina Agjanqiq për nënkryetare të Komunës”, ka thënë Atiq.

(Kosova Sot Online)