Murati: Lus deputetët e opozitës që të heqin dorë nga inatet politike dhe të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

  • E.k /
  • 22 May 2023 - 14:09
Murati: Lus deputetët e opozitës që të heqin dorë nga inatet politike dhe të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është ankuar se opozita ua ka bllokuar në Kuvend marrëveshjen ndërkombëtare për Ngrohjen Qendrore Solare si dhe të tjera, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati ka lutur deputetët e opozitës që të heqin dorë nga inatet politike dhe të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për realizimin e projekteve të rëndësishme.

(Kosova Sot Online)