“E ka rreh me kabllo, me çelësa”: Rrëfimi i nënës së Jetmirës që u vra nga burri në Gjermani

  • E.K /
  • 23 May 2023 - 13:04
“E ka rreh me kabllo, me çelësa”: Rrëfimi i nënës së Jetmirës që u vra nga burri në Gjermani

Besmir Ademi nga Mitrovica është personi i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij 28 vjeçare, Jetmira Beka, në Gjermani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima u privua nga jeta nga ish-burri i saj, të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë.

Nëna e viktimës ka treguar se vajza e saj është rrahur nga dorasi dhe torturuar me kabull të televizorit, çelësa të kerrit.

“Që 8 vite e kërcënume prej tyne, jo e mysim sot jo e mysim nesër. Nëse ti thu diçka në familjen tande, ose dahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiçike. Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukt prej Serbisë. Po nuk e përdor dhunënë që e përdor Besmir Ademi. Ky është nipi i avokatit Sheremet Ademi. Sheremet Ademi që i mbron të drejtat e njeriut, s’u kanë në gjendje me na thirrë me thanë ka ndodhë qa ka ndodhë, na vjen keq, edhe Jetmirën, që u kanë një çike që nuk mundet me gjet në trojet shqiptare, s’ka thirrë me na kërku falje”, tha ajo.

“Ai s’ka mujt me përballu ata pse kjo dahet prej meje. Kjo u kanë e rrehne me kabull të televizorit. U kanë e rrehme me thikë në fytë, me çelësa të kerrit. I ka thanë që nëse dahesh prej meje, ka me ta pre çikën, Ledinën. Që çika e Ledinës i ka 7 vjet”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)