Minxhozi flet për titrimin e serialit kosovar në Shqipëri: Një pakujdesi

  • A.P /
  • 24 May 2023 - 17:54
Minxhozi flet për titrimin e serialit kosovar në Shqipëri: Një pakujdesi

Për debatin e nxitur nga vendimi i televizionit Top Channel për ta titruar serialin kosovar “Rrushe”, ka folur ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhzoi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Titrimin e serialit “Rrushe”, Minxhozi e ka cilësuar si një pakujdesi jodashakeqe që ka mundur të evitohet.

“Merremi vesh patjetër. Një debat do të thoja.. nuk është një shqetësim real. Ne mes vete merremi vesh cdo ditë e më mirë. Mund ta quaj një pakujdesi jo dashakeqe, për cfarë është shfaqur, por e panevojshme. Dicka e eveitueshme, por besoj që është e paqëllimshme, por pjesë e një kanali televiziv që ka popullaritet në Kosovë”, ka thënë Minxhozi.

Ai thotë se edhe vetë është habitur kur ka dëgjuar për diçka të tillë, por thotë se janë gjëra të cilave s’duhet kushtuar shumë vëmendje.,

“ Kur ma thanë, edhe unë shpreha një habi. Por janë gabime që s’duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje”, ka shtuar tutje Minxhozi.

(Kosova Sot Online)