Izmir Zeqiri betohet si kryetar i ri i Zubin Potokut

  • E.k /
  • 25 May 2023 - 10:59
Izmir Zeqiri betohet si kryetar i ri i Zubin Potokut

Izmir Zeqiri është betuar si kryetar i ri i komunës së Zubin Potokut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zeqiri gjatë betimit të tij ka thënë që do ta bëjë punën e tij me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme dhe me ndërgjegje.

“Unë Izmir Zeqiri betohem ose deklaroj solemnisht që do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i komunës së Zubin Potokut me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushte për një jetë të qetë për të gjithë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)