Rozeta Hajdari, opozitës: Sa herë që po flisni e po na sulmoni, po na rrisni besimin publik për qeverisjen tonë

  • E.K /
  • 25 May 2023 - 14:30
Rozeta Hajdari, opozitës: Sa herë që po flisni e po na sulmoni, po na rrisni besimin publik për qeverisjen tonë

Në seancën e sotme, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është përplasur me opozitën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se sulmet e tyre po ia rrisin besimin e publikut në qeverisjen e tyre.

Tutje, Hajdari tha se ajo dhe kryeministri i vendit po bëjnë diçka të mirë për popullin e Kosovës.

“Ju sa herë që po flisni, sa herë që po na sulmoni, po na rrisni besimin publik për qeverisjen tonë. Me gjasë këtë mllef që e keni kaq shumë në mua dhe kryeministrin Kurti, ne vërtet po bëjmë diçka mirë për popullin tonë dhe gjeneratat tona. Po kur ju jeni brengosur për menaxhimin e Ibër Lepencit dhe paranë publike?”.

“Keni qenë gjithmonë në kundërshtim të parasë publike në keqpërdorim të parasë publike. Kjo është historia juaj. Dhe historia juaj është se po ndalet keqpërdorimi dhe gjakderdhja financiare në Ministrinë time. Edhe në Qeverinë Kurti I është ndalë gjakderdhja financiare”.

(Kosova Sot Online)