Blinken: E dënojmë fuqishëm aksionin e Qeverisë në Veri, Kurti të ndalojë menjëherë

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 19:13
Blinken: E dënojmë fuqishëm aksionin e Qeverisë në Veri, Kurti të ndalojë menjëherë

Për situatën në Veriun e Kosovës, ka reaguar sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar  se “dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës” që sipas Blinken po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin.

”I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar ai ndër tjerash.

Sot gjatë tërë ditës ka pasur tensione në Veriun e Kosovës.

Serbët lokalë penguan kryetarët shqiptarë që të hyjnë në objektet e komunave veriore dhe për këtë intervenoi Policia e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)