Deputeti gjerman pas kritikave për Kosovën: Nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij

  • E.K /
  • 27 May 2023 - 16:25
Deputeti gjerman pas kritikave për Kosovën: Nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij

Ngjarjet që ndodhen dje me tensione në Veri të vendit, bëri që të ketë reagime të ndërkombëtarve, ku edhe dënuan veprimet e institucioneve të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deputeti gjerman, Knut Abraham, edhe pse i justifikon këto reagime, ai tha se s’duhet të harrohet edhe përpjekja e Kosovës për të vendosur ligjin.

“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)