Angili: Stabiliteti është i rëndësishëm jo vetëm në Kosovë por në të gjithë Ballkanin

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 09:34
Angili: Stabiliteti është i rëndësishëm jo vetëm në Kosovë por në të gjithë Ballkanin

Dialogu është e vetmja rrugë për të pasur stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë, ka theksuar ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se e mbështesin procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne besojmë se stabiliteti është shumë shumë i rëndësishëm jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin. Dhe për të arritur një stabilitet të qëndrueshëm, ne besojmë se e vetmja rrugë është dialogu. Kështu që ne mbështesim procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ne gjithashtu mbështesim të gjitha çështjet dhe problemet që duhet të zgjidhen me mjete paqësore”, tha ai.

 

(Kosova Sot Online)