Grenell: Albin Kurti është 'anti-amerikan'

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 13:27
Grenell: Albin Kurti është 'anti-amerikan'

Thumbimet ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me tensionet e fundit në veri, i ka vazhduar ish-emisari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai përmes një fotografie të përbashkët të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, ka kujtuar edhe ndodhinë e tërë kësaj ngjarje.

Prapa dy politikanëve, në fotografi ndodhet edhe njëri nga themeluesit e ShBA-së, George Washingtoni, për të cilin atë botë Biden u tha gazetarëve se “Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës”.

Krahas kësaj historie, Grenell ka shkruar se “Kosova ka nevojë që Thaçi sërish të kthehet në krye”.

Para kësaj ai i reagoi edhe kongresistit amerikan, Nuun, duke i thënë se Kurti është një anti amerikan që ka kundërshtuar çdo ide të presidentëve amerikan.

“Unë e kuptoj që ju mund të keni zgjedhës që janë mbështetësit e Kurtit – por ju duhet të mësoni çështjet. Kurti është dëshmuar se është shumë antiamerikan. Ai e ka refuzuar LNG-në e SHBA-së. Ai ka qenë kundër ideve të çdo presidenti amerikan, nga Bushi te Biden. Lëvizja e tij e fundit është dënuar nga republikanët, demokratët, gjermanët, britanikët, francezët, italianët dhe madje edhe kryeministri i Shqipërisë.”, ka shkruar ai.

Image


(Kosova Sot Online)