Peci: Nga konflikti me Serbinë jemi duke shkuar drejt përplasjes katastrofale me SHBA-të

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 13:33
Peci: Nga konflikti me Serbinë jemi duke shkuar drejt përplasjes katastrofale me SHBA-të

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, ka komentuar tensionet që po zhvillohen  në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Peci ka shkruar sot se nga konflikti me Serbinë, Kosova po shkon drejt një përplasjeje “katastrofale” me SHBA-në.

“Si po duket nuk jemi duke e kuptuar një gjë, dhe atë që nga konflikti me Serbinë jemi duke shkuar drejt përplasjes katastrofale me SHBA-të”, ka shkruar Peci.

Ai thotë se pasojat në ditët e ardhshme mund të jenë “të paparishikuara”.

Tutje, ai ka shkruar se anjëherë nuk ka menduar se do të vijnë ditë të tilla.

“Ditë të ngrysura janë para neve, dhe atë me pasoja te paparashikuara! Kurrë në jetë nuk kam menduar që do të vijmë në këtë ditë!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)