Abdixhiku mirëpret në takim Von Cramonin

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 18:40
Abdixhiku mirëpret në takim Von Cramonin

Eurodeputeten, Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, e ka pritur në takim kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar.

Kjo është komunikata e plotë e LDK-së për takimin:

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim eurodeputeten, Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi znj. Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend. Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut. Kryetari Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar.

Po ashtu kryetari Abdixhiku e falënderoi znj. Von Cramon për mbështetjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe proceset tjera integruese.


(Kosova Sot Online)