Tre nga ushtarët e KFOR-it u plagosën me armë zjarri

  • E.k /
  • 30 May 2023 - 10:20
Tre nga ushtarët e KFOR-it u plagosën me armë zjarri

Tre nga 30 ushtarët e lënduar të KFOR-it, kanë marrë plagë nga armët e zjarrit, përcjell “Kosova Sot Online”.

11 ushtarë italianë dhe 19 hungarezë kanë marrë lëndime nga protesta e dhunshme në Zveçan.

“Tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në njoftim.

Sot është dita e tretë që kur serbët lokalë kanë nisur protestat në komunat veriore, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj të ushtrojnë detyrat nga objektet komunale.

(Kosova Sot Online)