Vuçiq tregon dy kushtet e Serbisë

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 11:10
Vuçiq tregon dy kushtet e Serbisë

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, sot në Beograd ka takuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ku ka biseduar për situatën në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka thënë se “duhet urgjentisht të tërhiqen” kryetarët e komunave dhe pjesëtarët e forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Presidenti serb ka shtuar tutje se “lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë kundër komunitetit serb”.

(Kosova Sot Online)