Tensionohet situata në Leposaviq, gazetarët sulmohen nga personat e maskuar

  • S.A /
  • 30 May 2023 - 12:33
Tensionohet situata në Leposaviq, gazetarët sulmohen nga personat e maskuar

Mediet  që po i përcjellin nga afër ngjarjet në veri të vendit janë sulmuar edhe sot në Leposaviq.

Gazetarët janë sulmuar me gurë, vezë e shishe, kryesisht nga personat e maskuar., transmeton "Kosova Sot Online " .

raportohet se tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës. Personat e maskuar ishin të pranishëm edhe dje në protestat në komunat veriore. Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rend të parë, duke i sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotovi.

(Kosova sot Online )