Peter Stano: Përgjegjëse për dhunën në veri janë Kosova dhe Serbia

  • E.K /
  • 30 May 2023 - 13:10
Peter Stano: Përgjegjëse për dhunën në veri janë Kosova dhe Serbia

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se përgjegjëse për dhunën në veri janë Kosova dhe Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë një konference për media, Stano, duke iu përgjigjur pyetjes se pse shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, në deklaratën e tij, përmes së cilës ka dënuar dhunën në veri të Kosovës, nuk ka folur lidhur me atë se kush i ka sulmuar ushtarët e KFOR-it.

“Përfaqësuesi i lartë [Josep Borrell] është përfaqësues për politikë të jashtme dhe siguri, dhe ai nuk është aty për të konstatuar se kush- kë e ka sulmuar. Ai ka rol për të siguruar që gjithçka të ndërmerret për të ulur tensionet dhe qetësuar situatën. Prandaj, edhe ai po angazhohet për të ulur tensionet. Kjo situatë nuk ka ardhur vetvetiu, por është pasojë e rrethanave dhe zhvillimeve për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët”.

(Kosova Sot Online)