Zbulohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR’it, dikur quhej Sulejman pastaj u konvertua në ortodoks

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 14:27
Zbulohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR’it, dikur quhej Sulejman pastaj u konvertua në ortodoks

Dushan Obrenoviq i cili dje u arrestua nga policia në Zveçan, raportohet se ka lindur në një martesë të përzier shqiptaro-boshnjake, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai dikur quhej Sulemjan dhe për të u raportua disa vite më parë, kur ai kishte vendosur të konvertohej në ortodoks dhe të ndryshonte emrin.

Siç ka njoftuar sot avokati i tij, Predrag Miljkoviq, Obrenoviq ndodhet në paraburgim dhe ka disa lëndime fizike.

Dushani jeton në Mitrovicën e Veriut dhe në vitin 2016 u konvertua, nga feja islame ai mori besimin ortodoks.


“Unë nuk u konvertova, thjesht u ktheva në origjinë pasi parardhësit tanë ishin ortodoks. Babai im nuk e kishte fort problem por nëna nuk ishte entuziate”, kishe deklaruar Obrenoviq.

Ai u pagëzua në manastirin e Banjskës në ditën e Shën Markut.

(Kosova Sot Online)