Arrestohen dy shtetas të Serbisë në veri: Në makinë iu gjetën maska, thika, emblema me simbole nacionaliste

  • E.K /
  • 31 May 2023 - 10:09
Arrestohen dy shtetas të Serbisë në veri: Në makinë iu gjetën maska, thika, emblema me simbole nacionaliste

Policia e Kosovës mbrëmë, gjatë natës, në veri të vendit, ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj.

Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:

një (1) shufër metalike (policore),

një (1) maskë kamuflazhi,

disa thika,

disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),

disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,

telefona celularë,

sprej të ndryshëm,

sfera metalike,

lidhëse plastike,

një (1) automjet,

një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe

një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.

një (1) çekan etj.

(Kosova Sot Online)