Itali: Djali mbajti në shtëpi për 6 vite trupin e pajetë të nënës, kjo është arsyeja e çuditshme
Një person në Itali ka mbajtur për 6 vite në banesë trupin e vdekur të nënës së tij, vetëm për t’i marrë pensionin, përcjell “Kosova Sot Online”
Mësohet se 60-vjeçari nuk e denoncoi vdekjen e nënës, pasi kishte për qëllim t’i merrte pensionin, që ndër vite kapi një shifër të majme prej rreth 150 mijë eurosh.
Ndaj personit në fjalë kanë filluar hetimet përkatëse.
(Kosova Sot Online)
