Protestuesit në komunën e Zveçanit janë shpërndarë

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 16:02
Protestuesit në komunën e Zveçanit janë shpërndarë

Janë shpërndarë protestuesit në komunën e Zveçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata kanë qenë para komunës që nga orët e mëngjesit, por për shkak të shiut protestuesit u shpërndanë.

Më herët, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar nga KFOR-i që të vendosë forcat e tij në rrugët e Zveçanit, në mënyrë që “Policia e Kosovës të mos afrohet dhe të ngrejë tensione”.

(Kosova Sot Online)