Vetura e Policisë sulmohet sërish në Veri

  • A.P /
  • 31 May 2023 - 19:15
Vetura e Policisë sulmohet sërish në Veri

Raportohet se vetura e Policisë së Kosovës është sulmuar sërish në Zveçan, nga persona të maskuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se sot është dëmtuar edhe një automjet i saj zyrtar në Zveçan.

Sipas Policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan.

(Kosova Sot Online)