Serbët e shkruajnë emrin kryetarit të Leposaviqit në trupin e një dhie, e çojnë te komuna

  • S.A /
  • 01 June 2023 - 12:22
Serbët e shkruajnë emrin kryetarit të Leposaviqit në trupin e një dhie, e çojnë te komuna

Protestuesit serbë në Leposaviq kanë dërguar një dhi para objektit të komunës, ku në trup i kanë shkruar mbiemrin e Kryetarit Lulzim Hetemi, transmeton "Kosova sot Online".

Dhinë e kanë lidhur te pjesa ku janë vendosur telat gjemborë, pak metra nga vendi ku po qëndrojnë pjesëtarët e KFOR’it.

Ndryshe, Hetemi nuk ka dalë nga objekti i komunës që nga e hëna. Në një prononcim për media, Hetemi ka treguar se akoma nuk e ka ndarë mendjen se edhe sa gjatë do të qëndrojë brenda hapësirave të ndërtesës së Komunës.

(Kosova Sot Online )