A ka ndodhur takimi Osmani-Vuçiq?

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 20:10
A ka ndodhur takimi Osmani-Vuçiq?

Ka ndodhur takimi Osmani-Vuçiq, nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta

Sot pas mesdite është takuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Siç tregojnë burimet, takimi nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta.

Tutje, në mes dy presidentëve nuk ka pasur as përshëndetje me dorë.

Po ashtu nuk është dhënë sinjal për ndonjë zgjidhje të situatës në Veriun e Kosovës.

Osmani dhe Vuçiq gjenden në Moldavi, ku po organizohet një samit i liderëve evropianë.

Në mes tyre edhe presidenti francez, Emmnaul Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz që besohet të jenë dy iniciuesit e takimit të shkurtër Osmani – Vuçiq.

(Kosova Sot Online)