
Në Gjilan një person përpiqet t’i shkelë me veturë policët, ata e gjuajnë me armë

Një person në Gjilan ka tentuar që t’i godas zyrtarët policorë të cilët ishin duke kryer detyrën e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.
Njëri nga zyrtarët policor me qëllim të vetëmbrojtjes ka përdorur armën e zjarrit.
Thuhet se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është në procedurë hetimore.
“Gjilan 01.06.2023-23:00. Njësiti policorë duke tentuar ta ndalojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti për t’iu shmangur ndalimit ka tentuar ti godas me automjet zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje ka përdor armën e zjarrit. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
(KosovaSot Online)