Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë

  • E.K /
  • 03 June 2023 - 17:18
Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nuk do të kenë sukses, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministri Sveçla ka shkruar se kjo përpjekje e Serbisë dhe Rusisë nuk do të kalojë.

Sveçla ka bashkëngjitur edhe një video gjatë protestave në veri, ku është shkruar simboli Z, kryqi me 4S de bluza me simbolin e Wagnerit.

“Idhulli i tyre është Millosheviqi, modeli i tyre është Putini. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka shkruar Sveçla.

(Kosova Sot Online)