Arrestohet 25-vjeçarja në Tiranë

  • A.P /
  • 04 June 2023 - 11:32
Arrestohet 25-vjeçarja në Tiranë

Një 25-vjeçare është arrestuar nga policia pasi i është gjetur lëndë narkotike ekstazi me vete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit në banesën e saj policia ka gjetur edhe një armë zjarri, pistoletë. Në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorët e saj.

Ndërkohë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi policise

Tiranë, mbanin në banesë pistoletë dhe drogë, arrestohet 25-vjeçarja, në kërkim 2 të tjerë.

Shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe ekstazi.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me ato Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Magnum”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T.

Gjatë kontrollit fizik të shtetases U. Sh., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, sëbashku me armën e zjarrit.

Vijon puna për kapjen e shtetasve K. M., dhe G. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)