Ndërron jetë personi që ishte aksidentuar 24 ditë më parë në Ferizaj

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 10:12
 Ndërron jetë personi që ishte aksidentuar 24 ditë më parë në Ferizaj

Ka ndërruar jetë një person që ishte duke u trajtuar në QKUK pas lëndimeve të marra nga një aksident trafiku që kishte ndodhur më 12 maj në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, raporton “Kosova Sot Online”.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 12.05.2023-00:07. Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK , më datë 05.06.2023 rreth orës 01:15 , ka ndërruar jetë.”

(Kosova Sot Online)