Për një muaj janë braktisur tre fëmijë nga prindërit e tyre në Kosovë

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 11:00
Për një muaj janë braktisur tre fëmijë nga prindërit e tyre në Kosovë

Në muajin prill janë braktisur tre fëmijë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Numri i fëmijëve te braktisur sipas komunave, një është nga Komuna e Ferizajt, një nga Malisheva dhe një nga Juniku.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave (ASK) ku raportohen braktisjet e fëmijëve në baza mujore thuhet se të tre fëmijët e braktisur janë të gjinisë femërore.

(Kosova Sot Online)