Lexoni edhe:
Pse nuk “guxojmë” të shndërrohemi në antiamerikan?
Policia Kufitare njofton se në vijën bregdetare nga Saranda në Shëngjin janë bllokuar 8 mjete lundruese, prej të cilëve 5 “Jet Ski”, 2 gomone dhe 1 skaf, transmeton "Kosova Sot Online " .
Si rezultat, janë bllokuar 8 mjete të tjera lundruese, konkretisht:
Pse nuk “guxojmë” të shndërrohemi në antiamerikan?Lexoni edhe:
-Në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajes”, Durrës, u bllokua një mjet argëtimi “Jet Ski”, që lundronte jashtë zonës së përcaktuar dhe ishte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj;
-Në afërsi të portit të Durrësit, u bllokuan 2 mjete të tjera lundruese argëtimi “Jet Ski” që drejtoheshin pa dokumentacion e nevojshëm në bord, Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj;
-Në zonën e quajtur “Currilat”, Durrës, u bllokuan 2 mjete lundruese gomone që drejtoheshin pa dokumentacion e nevojshëm në bord. Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj;
-Në Dhërmi u bllokua 1 mjet lundrues argëtimi “Jet ski”, drejtuesi i të cilit kreu manovra të rrezikshme në det dhe për pasojë ishte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve;
-Gjithashtu në Dhërmi u bllokua 1 mjet lundrues Skaf, pasi drejtuesi i tij e ushtronte veprimtarinë e lundrimit, i palicencuar. Për këtë shkelje, ky shtetas u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj;
-Në Sarandë u bllokua 1 tjetër mjet lundrues argëtimi “Jet Ski”, që drejtohej pa dokumentacionin e nevojshëm në bord. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj.
(Kosova Sot Online )