Zhvati 3 mln euro përmes mashtrimit, lihet në burg agjentja shqiptare

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 13:55
Zhvati 3 mln euro përmes mashtrimit, lihet në burg agjentja shqiptare

Gjykata e Korçës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Alma Beqirin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Seanca ka nisur në orën 10:00 dhe ka zgjatur 2 orë.

Kujtojmë që Alma Beqiri akuzohet se ka përvetësuar përmes mashtrimit një shumë prej 3 milion eurosh për periudhën 2021-2023 si agjente e shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec.

Ajo pretendon se e gjithë historia është stisur nga kompania postare.

Ajo ka thënë se është debitorë ndaj kompanisë në shumën 200 mijë euro dhe jo 3 mln siç pretendohet.

“Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti”  tha Beqiri.

Beqiri kërkon të bëhet auditim i pavarur. Ka qenë vetë posta që ka bërë denoncimin në polici të 46 vjeçares pasi pas një auditimi ka konstatuar se në arkën e saj mungonin 3 mln euro.

(Kosova Sot Online)