Ua prezantojmë qenin me gjuhën më të madhe në botë

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 20:30
Ua prezantojmë qenin me gjuhën më të madhe në botë

Gjuha 12 centimetërshe e një qeni nga Luiziana e ShBA-së është certifikuar zyrtarisht si më e gjata në botë nga Rekordet Botërore Guinness, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zoey-t, një përzierje labrador/bari gjerman, iu dha rekordi për gjuhën më të gjatë në një qen të gjallë, pasi një veteriner mati nga maja e feçkës deri në majë të gjuhës.

Pronarët e qenit, banorët e Metairie, Sadie dhe Drew Williams, thanë se e morën qenin kur ai ishte vetëm 6 javësh dhe pothuajse menjëherë vunë re gjuhën e tij jashtëzakonisht të gjatë.

“Qeni ka një gjuhë të madhe në krahasim me trupin e tij”, tha Sadie Williams për Guinness World Records

Çifti tha se Zoey është i njohur me fqinjët.

(Kosova Sot Online)