Arrestohet një person në Malishevë: I premtoi që do martohet me të dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj partneres së tij

  • E.K /
  • 06 June 2023 - 09:48
Arrestohet një person në Malishevë: I premtoi që do martohet me të dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj partneres së tij

Një femër në Malishevë ka raportuar se që nga 5 prilli ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

I dyshuari lidhur me këtë rast është arrestuar.

“DHUNIM /SULM- Malishevë 05.04.2023 – 13:40. Më 05.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)