Aksident trafiku në rrugën rajonale Skenderaj - Drenas

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 16:23
Aksident trafiku në rrugën rajonale Skenderaj - Drenas

Në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas, më saktësisht në fshatin Polac, një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 15:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha se në këtë aksident janë lënduar dy persona.

“Sot, rreth orës 15:00, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën rajonale Skesnderaj- Drenas segmenti rrugor në fshatin Polac. Në aksident është  përfshirë një veturë, si pasojë e aksident  dy  persona kanë  pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.


(Kosova Sot Online)