Escboar: Si Kosova edhe Serbia e kanë shkelur marrëveshjen e Ohrit

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 16:50
Escboar: Si Kosova edhe Serbia e kanë shkelur marrëveshjen e Ohrit

Për deklaratat se Serbia ka shkelë Marrëveshjen e Ohrit pas votës së saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, ka deklaruar emisari amerikan Gabriel Escobar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se edhe Kosova kishte detyrim nga kjo marrëveshje që të niste diskutimet për themelimin e Asociacionit, për të cilën tha se nuk e ka bërë, prandaj thotë se ose të dyja e kanë shkelë marrëveshjen ose asnjëra.

“Çfarë ju morët ishte një marrëveshje normalizimi në terma europianë që i kërkon Serbisë ta njohë integritetin territorial, sovranitetin, kontrollin administrativ. Ju njeh flamurin tuaj, diplomat, simbolet nacionale, pasaportat, dokumentet qeveritare dhe nuk i bllokon përpjekjet e Kosovës për integrime në organizata ndërkombëtare. Dhe dikush thotë që Serbia veçse e ka shkelë këtë. Por, në anën tjetër Kosova duhej të fillonte menjëherë diskutimet për Asociacionin që nuk e ka bërë. Ose të dyja janë duke e shkelur ose asnjëra”, tha ai në një takim me gazetarë.

Por, Escobar tha se në perspektivën e SHBA-së të dyja e kanë shkelë atë.

“Nga këndvështrimi ynë, deklarata politike e marrëveshjes ishte zyrtare për ta zbatuar atë, kështu që të dyja e kanë shkelë”.


(Kosova Sot Online)