Lajçak: Escobar dhe unë ua shpjeguam partive opozitare dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 18:06
Lajçak: Escobar dhe unë ua shpjeguam partive opozitare dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës

Për takimin e sotëm me krerët e partive politike opozitare, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka dhënë detaje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ua kanë sqaruar krerëve të opozitës për pasojat, krizën aktuale dhe për dëmin që i është shkaktuar Kosovës sa i përket reputacionit ndërkombëtar.

Ai ka treguar se i kanë kërkuar opozitës që të mbështesin një zgjidhje politike për de-eskalimin e situatës.

“Escobar dhe unë ua shpjeguam partive opozitare shqiptare të Kosovës pasojat e krizës aktuale dhe dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre të mbështesin një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, ka thënë Lajcak.


(Kosova Sot Online)