Finlanda dëbon 9 punonjës të ambasadës ruse

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 13:30
Finlanda dëbon 9 punonjës të ambasadës ruse

Finlanda ka lajmëruar se nëntë diplomatë rus u është kërkuar të largohen nga ambasada ruse në Helsinki me dyshimin për spiunazh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Veprimet e tyre janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike,” tha zyra e presidentit në një deklaratë, duke shtuar se do të informonte ambasadorin rus për dëbimet.

Vendimi u mor në një takim midis presidentit finlandez Sauli Niinisto dhe komitetit ministror të vendit për politikën e jashtme dhe të sigurisë.


(Kosova Sot Online)