Lajçak e Escobar e vlerësojnë gatishmërinë e Vuçiq për zgjidhje politike të krizës në Veri

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 09:39
 Lajçak e Escobar e vlerësojnë  gatishmërinë e Vuçiq për zgjidhje politike të krizës në Veri

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka pasur në Beograd bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq për situatën në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se kanë pasur një bisedë të gjatë, derisa theksoi se vlerësojnë gatishmërinë e Vuçiqit për zgjidhje politike.

Lajçak ka shkruar se dhunë nuk duhet të pranohet dhe se duhet urgjentisht një zgjidhje politike për të dalur nga kriza aktuale.

“Në Beograd, emisari amerikan Escobar dhe unë patëm një diskutim të gjatë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq rreth situatës komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është e pranueshme asnjëherë dhe duhet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në këtë”.

(Kosova Sot Online)