
Suharekë: I digjet shtëpia, dyshon se zjarrin ka ja vënë gruaja e tij me të cilin ishin ndarë me gjyq

Një person në Suharekë ka raportuar në Polici se shtëpia e tij kishte filluar t’i digjet, shkruan “Kosova Sot Online”.
Ai dyshon se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.
“ZJARRVËNJE- Suharekë 06.06.2023 – 14:46. Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar kishte filluar të digjet, dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi ata sot ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete. Rasti është duke u hetuar.”
Fotografia është ilustrim.
(Kosova Sot Online)