"A do të rritet çmimi i kafesë?" Kryetari i Shoqatës së Restoranteve tregon detajet

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 08:46

Kryetar i Shoqatës se Bar-Restoranteve, Enri Jahaj, ka folur për situatën në sektorin e shërbimeve në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai u shpreh se rrogat e punëtorëve në këtë sektor janë rritur, si pasojë edhe kostot.

Ai shtoi se të lokali i lagjes çmimi i kafës është rritur.

“Ka një tkurrje të fuqisë blerëse. Së pari, ka ndikuar rritja e kostove. Po na ndihmon mbajtja e ulët e euros. Por në momentin që eruo do të shkojë në standardin e vetë. Ne nuk operojmë më me paga minimale.
Kam dëgjuar për paga shumë të mira në qytete si Berati apo Korça. Në këtë drejtim, të gjitha kostot te ne janë rritur, por ne po vazhdojmë me të njëjtat çmime. Te bari i lagjes kafja është rritur, por do të rritet sërish”, u shpreh në A2 Business Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës se Bar-Restoranteve.

(Kosova Sot Online)