
Kurti: Po mundohem ta ndjekë shembullin e Majlinda Kelmendit në detyrën që kam

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në detyrën e tij, personalisht mundohet ta ndjekë rrugën e kampiones olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këto komente Kurti i bëri dje në demonstrimin e xhudos nga Kampionia Olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi, në sallën sportive “Minatori”, në Mitrovicë.
“Të dashur nxënës, rrugëtimi i Majlindës është shembulli të cilin të gjithë ju duhet të synoni ta ndiqni në cilindo angazhim tuajin në jetë. T’ju them të drejtën, po mundohem ta ndjekë edhe unë personalisht në detyrën që kam”, tha Kurti.
(Kosova Sot Online)