Kuvendi Komunal i Prishtinës i shkarkon 20 aksionarë të 10 ndërmarrjeve publike komunale

  • E.k /
  • 08 June 2023 - 15:27
 Kuvendi Komunal i Prishtinës i shkarkon 20 aksionarë të 10 ndërmarrjeve publike komunale

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot i ka shkarkuar 20 aksionarë të 10 ndërmarrjeve publike komunale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo u bë me plan të LVV-së dhe AAK-së, dy partive opozitare në kryeqytet.

Mbledhjen e Kuvendit Komunal e kishin thirrur LVV-ja dhe AAK-ja, ndërsa këto zhvillime mund të rrezikojnë prishjen e koalicionit qeverisës në kryeqytet.

(Kosova Sot Online)