Blinken vizitë në Arabinë Saudite

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 17:07
Blinken vizitë në Arabinë Saudite

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po viziton Arabinë Saudite për bisedime mbi çështje që lidhen me ekonominë dhe sigurinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përpara udhëtimit, gjatë një takimi të hënën, të Komitetit të Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite, një grup lobues pro izraelit, zoti Blinken tha se pjesë e vizitës së tij do të jetë forcimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite.

“Nxitja e normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite është në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Besoj se mundemi dhe duhet të luajmë një rol kyç në përparimin e këtyre marrëdhënieve. Nuk kemi shpresa të kota se një gjë e tillë mund të arrihet shpejt dhe lehtë. Por ne jemi të angazhuar në arritjen e këtij qëllimi, pjesë e këtij përkushtimi janë dhe udhëtimet që do të kryej në Jedah dhe Riad, për t’u angazhuar me partnerët tanë në Arabinë Saudite dhe vendet e Gjirit”, tha zoti Blinken.

Zoti Blinken po merr pjesë në takimin e ministrave me Këshillin e Bashkëpunimit të vendeve të Gjirit ku pritet të diskutohet mbi forcimin e sigurisë, qëndrueshmërisë, uljes së tensioneve, integrimin rajonal dhe mundësite ekonomike në Lindjen e Mesme.

Blinken dhe homologu i tij Faisal bin Farhan kanë organizuar edhe një takim të koalicionit të 80 vendeve që janë angazhuar për të luftuar grupin Shteti Islamik.


(Kosova Sot Online)